Censusi, Idrizi: Ankesa e Greqisë në KE, nonsens

Sipas tij, konsulli grek në Korçë po ndërhyn në këtë proces dhe informatat e tij merren për bazë në Athinë.
“Ky është një nonsens, por tregon edhe një here se këto dy pyetje janë futur nga një presion shumë i madh direkt i shtetit grek. Kjo duket jo vetëm nga deklarimet e tyre, jo vetëm nga kjo tentativë për të çuar një proces normal deri në BE, por mbi të gjitha them atë çka po ndodh në terren. Pra ne gjerësisht shohim që segmente të shtetit grek dhe këtu i referohem konsullit grek në Korçë i cili po ndërhyn në këtë proces duke u thënë qytetarëve që të fotokopjojnë formularët”, ka thënë Idrizi për mediat. Duke reaguar për abuzimet e mundshme, Idrizi shprehet se do të ndërmerren nisma parlamentare për të kryer verifikimet.
“Do t’i kërkojmë edhe Ministrisë së Rendit ose nëpërmjet seancave të pyetje, por do t’i drejtohemi edhe si dy deputetë që të verifikojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë qenë prezent në 12 muajt e fundit në Shqipëri. Pra deklarimi i dikujt që 12 muajt e fundit nuk ka qenë në Shqipëri është i pavlerë. Tërheq vëmendjen e gjithë organeve shtetërore që të zbatojnë ligjin sepse tendencat për të abuzuar me të gjithë ata që nuk janë në Shqipëri janë tendenca që duken rrugës”, shton ai.
Dy ditë më parë, eurodeputetja greke e Partisë Demokracia e Re, Marjeta Janaku, iu drejtua me disa pyetje KE rreth procesit të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri. “Si e cilësoni nenin në lidhje me vendosjen e një gjobe te qytetarët që deklarojnë kombësi të ndryshme nga ajo që janë, të shënuar në të dhënat zyrtare dhe sa lidhet kjo me parimet evropiane për mbrojtjen e minoriteteve? Duke qenë se ky regjistrim kryhet me financimin e Bashkimit Evropian, çfarë masash do të merrni që autoritetet shqiptare të kryejnë ndryshimet e menjëhershme të bazës ligjore që përcakton procedurën? Si e cilësoni vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe sa mund të cilësohet kjo në përputhje me ligjshmërinë evropiane?”, i është drejtuar me këto pyetje deputetja Janaku Komisionit Evropian. /S.Ll/Start/
2011-10-08 14:21