PLL: Të kemi një KQZ të depolitizuar

Partitë e vogla kërkojnë që me reformën zgjedhore në thelb të ndryshojë sistemi elektoral. Kryetari PLL Ekrem Sahia deklaroi në fjalen e tij gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar të kësaj partie se sistemi aktual dëmton votat e partive të vogla.
Sipas zotit Spahia për të mos pasur kontesitime të zgjedhjeve nga partite politike do të ishte më mirë që të kemi një KQZ të depolitizuar. Gjithashtu ai vuri theksin edhe se këshilltarët e PLL në bashkinë e Tiranës do të kërkojnë vendosjen e monumentit të Mbretit Zog në hyrje të bulevardit të kryeqytetit që mban emrin e tij.