E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nderi i Kombit” Reshat Arbana

Në një ceremoni të veçantë të organizuar të premten, të mbushur me figura të njohura të Tiranës, intelektualë dhe artdashës, familjarë dhe miq, Kryetari i Shtetit i dorëzoi aktorit të shquar urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”.

“Vepra juaj ka mbetur në memorien e kombit dhe juve ju duan njerëzit në Shqipëri, shqiptarët në Kosovë e Maqedoni, në Mal të Zi e në diasporë, kudo”, tha Topi në fjalën e tij.

“Keni interpretuar dhjetëra filma, keni interpretuar vepra të Fishtës, të Ali Asllanit, por edhe të njerëzve të thjeshtë. Sinqerisht asnjëherë nuk ju kam parë më të emocionuar se sa sonte. Juve ju duan, sepse kanë arsye t’ju duan, sepse ju jeni një aktor i madh dhe sepse keni mbetur shumë i thjeshtë dhe jeni një njeri fisnik. Ju jeni pjesë e tyre dhe kam një detyrim institucional, por edhe nëse do të kisha qenë pjesë e thjeshtë e shoqërisë, do të isha bërë pjesë e propozimit për t’ju dhënë këtë titull”.

Duke e falënderuar Presidentin për nderimin e lartë që iu bë, Reshat Arbana u shpreh “shumë i gëzuar, shumë i emocionuar dhe tepër i respektuar”.
/Start/

                                                                                             2011-10-08 15:37
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›