E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi ceshtje shume kontroverse e Shqiperise

Ky vit ne baze te vendimit te Kombeve te Bashkuara eshte viti i raundit te regjistrimeve te pergjithshme te popullsise ose sic quhet ndryshe censusi ne te gjithe boten. Ne Shqiperi ky regjistrim i planifikuar u shty per shkak te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Regjistrimi i popullsise ne Shqiperi eshte shnderruar ne nje teme te nxehte debati dhe pikepamjesh te ndryshme. Shkak per kete eshte bere kundershtimi i nje pjese te shoqerise civile ndaj vendimit te qeverise per te perfshire ne pyetesore edhe vetedeklarimin e kombesise dhe te fese.

Aleanca kuqezi dhe historianet kunder regjistrimit mbi baza etnike

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga nje rruge e TiranesNje prej aktoreve me me peshe ne kundervenien ndaj ligjit per regjistrimin eshte Kreshnik Spahiu. Nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise KLD thote se firmat e shumta te qytetareve tregojne se popullsia eshte kunder nje regjistrimi te tille. Ligji i Censusit eshte ne kundershtim me parimet kushtetuese dhe standardet e BE-se. Nje pjese e vendeve te BE-se dhe SHBA-ja e konsiderojne shkelje te te drejtave te njeriut nderhyrjen e shtetit ne besimin fetar apo perkatesine etnike. Madje edhe Greqia e cila e kerkon me force zbatimin e regjistrimit etnik nuk e aplikon vete kete standard. shte tashme e provuar qe votimi ne parlamentin shqiptar eshte bere ne shkelje te procedures dhe nuk eshte siguruar kuorumi i votave. Parlamenti deklaron se ligjin e kane votuar 71 deputete nga te cilet Aleanca Kuqezi ka provuar se dy prej tyre nuk kane qene te pranishem pasi ndodheshin jashte Shqiperise por kane votuar dy deputete te tjere. Nje proces regjistrimi mbi baza etnike do shkaktoje rritjen artificiale te pakicave greke pasi mijera shqiptare kane falsifikuar procesin per marrjen e pensioneve 300 euro dhe marrjen e lejes per te levizur jashte Shqiperise thote per Deutsche Welle-n nenkryetari i KLD-se Spahiu.

Oponent per ligjin e regjistrimit ne kete forme eshte edhe nje politikan dhe historian i njohur si Pellumb Xhufi. Ai ne bisede per Deutsche Welle-n theksonBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Pellumb Xhufi Regjistrimi i domosdoshem edhe duhet bere me perjashtim te dy zerave veteperecaktimit te kombesise dhe deklarimit te fese. Ne radhe te pare keto jane ne kundershtim me Kushtetuten sepse eshte kushtetute moderne qe nuk ben dallime per qytetaret. Shqiperia eshte vend rreptesisht ateist dhe mbijetesa e ketij shteti eshte percaktuar nga krijuesit edhe si rezultat i ruajtes se raportit korrekt mes shtetit dhe fese. Ne rastin konkret shteti merr persiper te vendose kuotat e besimtareve shqiptare sipas komunitetit dhe kjo eshte shkelje e parimit te laicitetit. Vende te tjera demokratike e kane te ndaluar perfshirjen e shtetit ne censuse te karakterit fetar.

Sipas historianit Xhufi Shqiperia nuk eshte nje shtet i ri qe ka lindur nga shperberja e konglomerateve Shqiperia i ka zgjidhur problemet me minoritetet qe ne 1921 me kontrate solemne ne Lidhjen e Kombeve ku u njohen minoriteti grek maqedonas dhe malazez. Jane percaktuar vendet ku keto minoritete perbejne shumice substanciale qe asokohe. Edhe qeveria greke e ka pranuar minoritetin grek te Shqiperise te perqendruar ne 85 fshatra te percaktuar shprehimisht ne OKB. Kushdo qe do te dije numrin e minoriteteve mund ti referohet Regjistrit Themeltar te Shqiperise. Formulari permban nje terminologji pa asnje perputhje me Kunshtetuten dhe konventat nderkombetare. Flitet per grupe etnokulturore ne nje kohe qe Konventa Evropiane dhe Kushtetuta flasin per pakica kombetare. Regjistrimi eshte bere me presion nga Greqia eshte imponuar nga Athina zyrtare.

Por cfare mendojne minoritetet

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Harta e ShqiperiseNe kundershtim me grupimet civile si Aleanca Kuqezi minoritetet kerkojne te mos mbytet vetedeklarimi i perkatesise etnike dhe cdokush te jete i lire per te shprehur prejardhjen. Ne e kundershtojme ligjin aktual per regjistrimin sepse ka nje nen specifikisht neni 20 qe thote se nese deklaron kombesine pa e faktuar me dokumente atehere te vendoset edhe gjobe thote Nikolla Gjurgjaj kreu i Shoqates maqedonase Ilinden ne Shqiperi per Deutsche Welle-n.

Sipas Gjurajt ne grupet e punes per ligjin ne Shqiperi duhet te kete te pakten nga nje pjesetar te minoriteteve Nuk mund te kete komision 100 shteteror. Shembull eshte Maqedonia ku ne grupet e punes per ligjin e regjistrimit ka pjesetare dhe nga minoritetet. Duhet te zevendesohet ligji dhe te shtyhet regjistrimi.

Si ndryshohet kombesia ne Shqiperi

Ndryshim i kombesise behet ne baze te Ligjit per Gjendjen Civile te miratuar ne vitin 2009. Ne kete ligj kombesia percaktohet si element perberes i gjendjes civile te cdo shtetasi shqiptar gje qe detyron cdo shtetas ta deklaroje kombesine e tij per tu shenuar ne regjistrin themeltar te gjendjes civile. Ligji parashikon ndryshimin e kombesise me ane te vendimit te Gjykates se Shkalles se pare kur qytetari i interesuar i paraqet asaj prova dhe fakte zyrtare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje ilustruese Gjykata e Larte qe po inspekton vendimet e gjykatave per nderrimin e kombesise ka anuluar dhjetera prej tyre pasi i ka gjetur te mbeshtetura ne dokumente te falsifikuara. Shifrat zyrtare nga Gjykata e Larte flasin per mbi 3800 qytetare te Shqiperise ne zonat jugore qe e kane nderruar kombesine nga shqiptare ne greke dhe mbi 150 te tjere ne zonat e veriut ne serbo- malazeze. Dhe pikerisht kesaj i druhen oponentet e ligjit per regjistrimin e popullsise Rritjes fiktive te pakicave greke apo sllave ne Shqiperi.

Argumenti kryesor i kundershtareve te vetedeklarimit te kombesise dhe besimit fetar eshte shkelja qe i behet Konventave Nderkombetare dhe mosperputhjes me modelin qe aplikojne vendet e BE-se. Kjo sipas tyre eshte ne kundershtim me Konventen Kuader te Keshillit te Evropes per mbrojtjen e Minoriteteve te vitit 1995 ku percaktohet qarte se kombesia nuk mund te mbeshtetet vetem ne nje vetedeklarim subjektiv te personit te interesuar por duhet te mbeshtetet ne elemente objektive qe kane te bejne me identitetin e personit pra ne te dhenat e regjistrave themeltare te zyrave te gjendjes civile.

160

Autor Aurel Borici

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›