Parate e Gaddafit i jepen kryengritesve

Re te zeza tymi ngrihen ende mbi Ebu Salimin e perfshire nga luftimet. Ne kete pjese te Tripolit160 kryengritesit dhe perkrahesit e Muamar al-Gaddafit zhvilluan perleshje te ashpra edhe ne naten e te premtes 26.8.. Sipas njoftimeve te pakonfirmuara ne beteje morren pjese rreth 1000 luftetaret kryengrites. Anetaret e familjes se Gaddafit supozohet te jene fshehur ne kete lagje.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryengritesit ne kerkim te Muamar al-GaddafitVet Gaddafi u lajmerua serish permes telefonit. Ne nje mesazh gati kater minutesh ai i beri thirrje popullit libian per lufte kunder rebeleve. Ne po rezistojme kunder ketyre minjeve te marre te gjirizit.160 Ne do te ngadhenjejme me armet tona me160 kembenguljen tone dhe nje deshire te forte per paqe sovranitet krenari dhe nder. Mos kini frike prej tyre por keni frike nga Perendia Ju jeni me afer Zotit se ata - ata jane te pafe tradhtare dhe kryqtare Ata nuk do te kene meshire per ju keshtu qe as ju mos keni meshire per ta Ju te rinjte e Tripolit luftoni nga rruga ne rruge nga shtepi ne shtepi luftoni ata me armet e juaja
Edhe ne rajone te tjera te vendit vazhdojne luftimet si per shembull ne qytetin e Libise Qendrore Sabha dhe ne rrugen e bregut perendimor te Tripolit ne drejtim te Tunizise. Keshilli Tranzitor i rebeleve vlereson se qe nga shperthimi i kryengritjes ne pranvere jeten kane humbur rreth 20 mije njerez.
Keshilli tranzitor pergatitet per formimin e qeverise kalimtare
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga TripoliNderkohe nga Bengazi ne Tripoli kane mberritur anetaret e pare te Keshillit Tranzitor te Libise. Ata duan te pergatisin atje krijimin e qeverise kalimtare.
Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara nderkohe ka vendosur per lirimin e rreth nje miliarde eurove nga pasurite e ngrira te regjimit Gaddafi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.160 Vendimi u morr pas presionit te bere nga qeveria amerikane ne Uashington. Parate eshte menduar qe te ndahen ne tre pjese nje per Keshillin Tranzitor nje per ndihma humanitare per Libine dhe pjesa e trete te transferohet ne nje fond humanitar nga i cili do te financoheshin derivatet e naftes dhe mallera te tjera urgjente. Me keto para nuk synohet vetem forcimi i pozites financiare te udheheqjes se rebeleve por te mbeshtetet edhe rindertimi i Libise thuhet ne Nju Jork.
Regjimi i Gaddafit kishte 20 miliarde euro asete jashte shtetit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Mahmud XhibrilMe pare zedhenesi i Keshillit Tranzitor Mahmud Xhibril gjate nje takimi me kryeministrin italian Silvio Berluskoni kishte marre premtimin se Italia do te liroje 350 milione euro. Po ashtu edhe shtete te tjera ku jane ngrire asetet e Gaddafit duan te ndjekin kete shembull. Sipas te dhenave te diplomateve te Kombeve te Bashkuara ne mbare boten te ngrira jane rreth 20 miliarde euro asete te regjimit Gaddafi.
Vendi do te kete nevoje per rreth kater miliarde euro per te financuar fazen e pare kalimtare tha Xhibrili. Keto para jane urgjentisht te nevojshme jo vetem per te permiresuar gjendjen humanitare por edhe per te vene ne funksion nxjerrjen e naftes e cila eshte paralizuar ne pjese te madhe. Me se largu pas nje viti vendi do te jete ne gjendje te eksportoje sasine e njejte te naftes si para fillimit te luftes ka deklaruar nje perfaqesues i rebeleve.
160Autor Hans Michael Ehl / Esat Ahmeti
Redaktoi Bahri Cani