E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censusi, mbyllet sot procesi i regjistrimit

TIRANE- Dita e sotme shenon edhe mbylljen zyrtare te procesit te censusit, pra regjistrimit te popullsisë dhe banesave në Shqipëri.

Procesi zgjati 4 jave dhe java e fundit deklaruar fillimisht per perpunimin e te dhenave sherbeu serish per regjistrim per gjithe ata qe ne pamundesi te kohes nuk ishin bere pjese e ketij procesi te rendesishem qe ndodh nje here ne 10 vjet.

Nje jave me pare Drejtoresha e INSTAT  deklaroi se “CENSUSI 2011″ do të vazhdojë deri në fund të muajit tetor, duke hedhur poshte zerat per shtyrje te procesit, argumentuar me faktin qe ne ligj procesi ishte parashikuar te zgjaste plot 4 jave.

Keshtu java qe sapo shkoi shërbeu për të kontrolluar punën e regjistruesve, por edhe për të regjistruar të gjithë ata që nuk u bënë pjesë e procesit në tre javët e para të tetorit.

Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milion faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikqyrës 36 kordinatorë lokalë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›