E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO përfundon zyrtarisht misionin në Libi

Qyteti Sirte

Misioni i NATO-s në Libi përfundon zyrtarisht sot- shtatë muaj pas nisjes së sulmeve ajrore që luajtën një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit të Muamer Gadafit.

Njoftimi formal, që pritet të bëhet gjatë ditës, pason votimin unanim të javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për tu dhënë fund operacioneve ushtarake më 31 tetor.

Vendimi erdhi shtatë muaj pasi në mars Këshilli autorizoi të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët nga sulmet e forcave të Gadafit.

Ky i fundit u vra gjatë luftimeve në Sirte më 20 tetor. Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, e cilësoi misonin në Libi si një nga më të suksesshmit në historinë e NATO-s.

Këshilli Kombëtar Tranzicional i Libisë i kërkoi NATO-s, ndërkaq, të vazhdojë operacionin e tij ushtarak deri, të paktën, në fund të këtij viti. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›