E Martë, 3 Nëntor 2026

Censusi ndërkombëtar, mbetet i njëjtë numri i shpendëve dimërues në liqenin e Prespës

Ka nisur Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë Dimërues. Sipas biologut Prof. Dr. Spase Shumka, numri i shpendëve dimërues në liqenet e Prespës mbetet i njëjtë me atë të viteve të kaluara, ndërkohë që ka një specie të re të zbuluar në këtë liqen.

“Aktualisht në Prespë numri i shpendëve është pothuajse i qëndrueshëm, që tregon se përtej rënies së nivelit të ujit ka ende shëndetshmëri ligetine e konsiderueshme”, tha ai.

Sivjet kemi një shpend të ri një rosë të re e cila është kostatuar kryesisht në pjesën e Kallamasit, por përpara është gjendur edhe në zona të tjera të Shqipërisë.  

Sipas Shumkës numri i shpendëve dimërues në liqenin e Prespës pritet të jetë më i ulët në vitet në vazhdim për shkak të ngrohjes globale.

“Shpendët dimërues veçanërisht në Europë janë ndikuar nga ndryshimet globale për arsye se migrimit në shtegun e tyre të kalimit ndesh në rrugë vende që kanë temperaturë më të përshtatshme”, shprehet ai.

Në liqenin e Prespës janë rreth 11 mijë individë të 30 llojeve të ndryshme ndërkohë që një numër i përafërt ka rezultuar edhe në liqenin e Ohrit. 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›