Arsimimi në privat apo publik? Sociologët: Shkolla të mos zgjidhet për pjesën financiare

Të arsimosh fëmijën në një shkollë publike apo private? Kjo është pyetja që në ditët e sotme po mundon shumë prindër shqiptar, të cilët duhet të jenë të pagabueshëm në përzgjedhjen e tyre.
Sociologët sqarojnë se në ditët e sotme përzgjedhja e shkollës lidhet me diferencimin social që ka përfshirë shoqërinë tonë.
Që do të thotë se familjet e pasura preferojnë për fëmijët institucione arsimore private, ndërsa të tjera më të ardhura të kufizuara ato publike.
Por, përzgjedhja e shkollës ndikohet edhe nga pamundësisë së prindërve për t’ju përkushtuar fëmijëve për shkak të angazhimeve në punë, por edhe nga karakteri i tyre.
Statistikat tregojnë se numri i nxënësve të regjistruar ne shkollat publike është shumë herë më i madh se në shkollat private.
Diferenca e madhe në numër e të regjistruarve tregon se faktorët kryesore që kanë ndikuar në përzgjedhjen e prindërve janë kushtet ekonomike, por edhe besueshmëria tek institucionet arsimore publike.
/rtsh/