Centrali, PS: Nuk do lejojmë që Shkodra të ketë fatin e Vlorës
Një ditë pasi kryeministri Berisha mohoi egzistencën e një projekti për ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër, Partia Socialiste deklaroi se nuk do të lejojë që Shkodra të pësojë të njëjtin fat si Vlora.
TIRANE- Një ditë pasi kryeministri Berisha mohoi egzistencën e një projekti për ndërtimin e centralit bërthamor në Shkodër, ka reaguar Partia Socialiste. Zëdhënësja e Asamblesë, Mimi Kodheli deklaroi se Partia Socialiste nuk do të lejojë që Shkodra të pësojë të njëjtin fat si Vlora.
“Të gjithë e dinë se nëse Sali Berishës do i jepet mundësia ta ndërtojë centralin bërthamor në Shkodër, ai do e bëjë këtë. Ne nuk do të lejojmë që Shkodra të mashtrohet nga i njëjti person që mashtroi Vlorën” theksoi Kodheli përpara gazetërave.
Ndër të tjera ajo deklaroi se Berisha mohoi projektin për ndërtimin e centralit, pas rënies së mbështetjes së PD-së në Shkodër.
“Plani i Sali Berishës për të ndërtuar centralin bërthamor në Shkodër është tashmë i qartë për të gjithë shqiptarët. Vetëm pasi u njoh me rezultatet e sondazhit të fundit, që tregonin se mbështetja e Partisë Demokratike në Shkodër është në rënie të ndjeshme prej vendimit të Kryeministrit për të ndërtuar centralin bërthamor, Sali Berisha vendosi të mohojë planin e tij” u shpreh zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste.
(e.n/BalkanWeb)