E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj kërkon largimin e kryetares së Shoq.Gjyqtarëve

Ministri Alibeaj kërkon largimin e kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve, Manjola Bejleri. Kërkesa e tij është dërguar në Këshillin e Lartë të drejtësisë, i cili do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të Bejlerit. 

TIRANE- Ministri i drejtësisë procedon kryetaren e Shoqatës kombëtare të gjyqtarëve, Manjola Bjeleri e njohur si një nga kritiket më të forta të ministrit Alibeaj, në hapat e ndërmarra prej tij në emër të reformave në drejtësi në sistemin gjyqësor.
Burime për “News24” konfirmuan se kreu i drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim për kryetaren e shoqatës kombëtare të gjyqtarëve.
Manjola Bejleri ka kritikuar ashpër projekt ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës gjyqësore, i cili sipas saj vendos gjykatat nën kontroll të plotë të ministrit.

Bejleri ka kritikuar gjithashtu tejkalimin e kopetencave të kancelarit, që rrjedhin nga ky ligj. Dihet tashmë që dy nene të ligjit për funksionimin e pushtetit gjyqësor prej nga rrjedh edhe projekt ligji për administratën gjyqësore, janë shfuqizuar nga gjykata kushtetuese si të papajtueshme me Kushtetutën.
Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve ka kritikuar të gjitha ligjet për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor të hartuara nga Ministria e Drejtësisë. Zëri i Shoqatës së gyqtarëve ishte mjaft i ndjeshëm edhe në debatin për ligjin e dosjeve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›