Kartat, opozita bojkoton sot parlamentin
Socialistët do t'i paraqesin maxhorancës vendimin politik se, nuk do të marrin pjesë në seancë parlamentare deri në realizimin e kërkesës për karta falas.
TIRANE-Opozita do të bojkotojë sot seancën e radhës së Kuvendit, deri në marrjen e vendimit nga Qeveria për shpërndarjen e kartave falas. Socialistët do të kenë të pranishëm në seancë vetëm 4 nga deputetët e tyre; kryetaren e grupit, Valentina Leskaj dhe deputetët Fatmir Xhafaj, Kastriot Islami e Erion Braçe. Ata do t’i paraqesin maxhorancës vendimin politik se, nuk do të marrin pjesë deri në realizimin e kërkesës për karta falas. Ndërsa, deputetët e tjerë janë njoftuar të mos marrin pjesë në seancë.
I pyetur për praninë në seancën e sotme, sekretari për çështjet ligjore në PS, Xhafaj tha se, “vota e shqiptarëve dhe rëndësia që merr një proces i lirë dhe i ndershëm, është më e rëndësishme se çdo lloj sfilate parlamentare e kryetares së Kuvendit”. Nga ana e tyre, edhe deputetët e PSD-së kanë marrë një vendim që të bojkotojnë, po për këtë arsye. Ndërsa, grupi i LSI-së pritet që të marrë një vendim sot, nëse do të jenë apo jo të pranishëm. Kjo, për arsyen tjetër, sepse pritet që të diskutohet edhe heqja e imunitetit të deputetit Nikollaq Neranxi. Megjithatë, LSI-ja e ka deklaruar shpeshherë se kërkon shpërndarjen e kartave falas dhe se kjo është zgjidhja më e mirë për situatën. Opozita u largua që të enjten e kaluar nga salla e Kuvendit per shkak te kartave. E njëjta situatë pritet të ndodhë edhe sot, në seancën e Kuvendit, pasi deri më sot, me gjithë propozimet e të gjitha partive të opozitës, asgjë nuk është miratuar nga Qeveria. Ministria e Brendshme deklaron se procesi po ecën në rrugë të mbarë dhe pritet që të përfundojë deri në ditën e zgjedhjeve. Nga ana e tyre, socialistët çdo ditë kanë denoncuar veprimet e Qeverisë, madje ja kanë hedhur përgjegjësinë e dështimit të mundshëm, asaj dhe kryeministrit Berisha.
(d.b/GSH/BalkanWeb)