Centrali berthamor, kete muaj firmoset pakti
Kryeministrat e Shqiperise dhe Kroacise pritet qe ne fund te muajit prill te nenshkruajne nje marreveshje per ndertimin e nje centrali nuklear ne liqenin e Shkodres. Projekti kap nje vlere rreth 4 miliarde euro, ne nje kohe qe kapaciteti do te jete rreth 1500 Megavat. Korporata kroate e shperndarjes se energjise do te jete pergjegjese per punimet, ku shumica prej te cilave do te financohet nga qeveria kroate. Qeveria e Malit te Zi tha se nuk ka marre asnje oferte per pjesemarrje ne kete projekt gjigant.
Nderkaq, burime nga qeveria shqiptare thane se tashme eshte ngritur nje grup pune qe do te merret me kete projekt qe pritet te finalizohet pas pak ditesh. Ndertimi i centraleve berthamore eshte nje nga premtimet e qeverise Berisha, ide e cila kohet e fundit ka marre mbeshtetje te gjere jo vetem nga fqinjet.
Projekti
Ky projekt pritet ta ktheje vendin ne nje superfuqi energjetike ne rajon dhe me gjere. Ndaj kryeministrat e Shqiperise dhe te Kroacise, Sali Berisha dhe Ivo Sanader parashikohet qe ne fund te ketij muaji te nenshkruajne marreveshjen per ndertimin e perbashket te centralit berthamor afer Shkodres, afer kufirit te Shqiperise me Malin e Zi. Centrali do te kushtoje rreth kater miliarde euro, ndersa kapaciteti i tij do te jete rreth 1.500 megavate. Ndertimi do t'i besohet "Elektroekonomise kroate" dhe pjesa me e madhe e energjise se prodhuar, do te shkoje ne Kroaci.
Mali i Zi
Sakaq, mediat malazeze cituan dje autoritetet ne Podgorice te kene deklaruar se nuk kane marre ftese per pjesemarrje ne projektin per ndertimin e centralit berthamor ne brigjet e Liqenit te Shkodres, nje pjese e te cilit ndodhet ne territorin e Malit te Zi. Kurse Ministria malazeze e Turizmit dhe Mjedisit Jetesor kujtoi faktin se ne Mal te Zi ka ligj per ndalese te ndertimit te objekteve berthamore, miratuar ne vitin 1995. Mali i Zi shpreson se ne rastin e centralit shqiptaro-kroat, nuk do te thyhen konventat nderkombetare, sipas te cilave, vendi, i cili planifikon te ndertoje objekt, i cili mund te ndikoje ne mjedisin jetesor jashte kufijve te vet, duhet te marre pajtueshmeri nga te gjitha shtetet potencialisht te rrezikuara nga ndertimi i objektit.
Ne informatat e para per ndertimin e centralit berthamor, zevendesministri i Mjedisit Jetesor, Sinisha Stankovic dje deklaroi se Mali i Zi nuk ka mekanizma per ndertimin e nje objekti te tille ne afersi te kufirit te vet. Ai, nderkaq, i cituar dje nga agjencia shteterore e lajmeve maqedone, i paralajmeroi autoritetet ne Tirane, se "Shqiperia i rrezikon marredheniet e mira me Malin e Zi", nese vendos pa pajtimin e tij te ndertoje central berthamor ne zonen e parapare.