E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana dhe Vllaznia, diferencen e ben sulmi

Tirana do te perballet neser ne "Loro Borici" te Shkodres, me Vllaznine vendase, per te diskutuar nje prej dy trofeve te edicionit te sivjetshem. Mes Tiranes dhe Vllaznise do te nise beteja finale, ku dy jave me vone, ne Tirane, bardheblute e Koles ose kuqeblute e Haxhiosmanovic do te bejne llogarite per te shenuar sukses vetem ne nje kompeticion. Prej per te siguruar trofete e ketij edicioni, dy ndeshjet gjysmefinale te kupes pritet te ndikojne edhe ne ndeshjen e fundit te kampionatit mes dy ekipeve ne fjale. Bardheblute do te udhetojne sot drejt Shkodres, me synimin qe te sigurojne nje rezultat pozitiv, perballe Vllaznise, duke pasur ne sulm Migen Memellin, autorin e 17 golave ne kampionat. Sulmi i Tiranes ne ndeshjet e fundit ka rezultat efektiv, teksa nuk ka munguar fitorja. Nga ana tjeter, Vllaznia do te kete ne sherbim dy sulmuesit e saj, Sinanin dhe Sukajn, qe kane shenuar ne ndeshjet e fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›