Dinamo nis pushimet, i sigurte vendi i trete
Dinamo, nese ze vendin e dyte ne fund te kampionatit nuk do te kete asnje perfitim me shume se pozicionimi ne vendin e trete. Fitimi i titullit shihet si mision i pamundur, ndaj edhe pas humbjes me Teuten, ekipi ka zhvilluar nje analize. Synimi paresor mbetet qe te mos rrezikohet me shume se vendi i trete ne fund te kampionatit. Kur kane mbetur edhe gjashte jave nga perfundimi i kampionatit, blute nuk kane asnje objektiv per te arritur, sepse diferenca me vendin e pare dhe te dyte eshte shtate pike. Para ndeshjes se radhes, trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca ka paralajmeruar lojtaret qe te kene kujdes dhe te mos perserisin gabimet e nje ndeshje me pare. "Ne pjesen e dyte loja ra dhe kjo gje solli humbjen. Me tutje duhet te luajme per te marre maksimumin e pikeve," - theksoi Muca. Dinamo nuk kishte ne fushe perballe Teutes tre lojtare titullare, gje qe ndikoi edhe ne paraqitjen e fundit.