Çerdhe me ambiente bashkëkohore për fëmijët e Elbasanit

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Investimet për përmirësimin e infrastrukturës arsimore me standarde bashkëkohore janë shtrirë edhe në sistemin e kopshteve dhe çerdheve në Elbasan.
Një çerdhe e re, moderne dhe e ndërtuar nga e para është tashmë gati për fëmijët e Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga godina e re e çerdhes nr. 5, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një investim tërësisht i ri i bashkisë Elbasan, i menduar për t’u ofruar fëmijëve dhe stafit ambiente bashkëkohore, të sigurta dhe komode për rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Kryeministri theksoi se investimet në arsimin parashkollor, në çerdhe dhe kopshte, janë një mbështetje konkrete për familjet e reja, duke u krijuar kushte më të mira për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve.
/m.m/r.e/ /a.g/