Ceremoni pritje alpinistëve që u ngjitën në malin Everest

Grupi i alpinistëve shqiptarë, të cilët realizuan një arritje të vecantë për alpinizmin e vendit tonë, duke ngjitur majën më të lartë në Everest, kanë mbërritur në Tiranë. Ata u pritën në Aeroportin "Nënë Tereza" nën një ceremoni speciale nga dy alpinistët më të vjetër shqiptar Andon Tapia dhe Tefta Zguro, të cilët u vendosën në kokë kurora simbolike me degë ulliri dhe vargje me lule, një simbolikë e sportit të alpinizmit, si dhe medaljet.
Grupi gjithashtu është pritur nga anëtarët e shoqatës Dajti Alpino-Turistik, të afërm të anëtarëve të ekipit, të ftuar etj. I pranishëm dhe zv.Ministri i Sporteve, Dashnor Bajaziti, u shpreh i kënaqur për arritjen e tyre dhe i falenderoi për dhuratën e cmuar që i kanë bërë Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarsisë.
Ndërkohë anëtari i grupit të alpinistëve Gjergj Bojaxhi, theksoi se është i lumtur për këtë arritje të tyre dhe se këtë ua kushton të gjithë shqiptarëve të cilët në këto 100 vjet kanë dhenë kontributin e tyre për Shqipërinë.
Grupi i alpinistëve gjatë viteve të fundit kanë arritur me sukses që të pushtojnë majat më të larta në botë. Para pak muajsh ata u ngjitën në El Brus, një prej majave më të njohura për të pasionuarit e këtij sporti