Djegia e flamurit shqiptar në Zvicër, reagojnë ambasadat (Video)

Ambasada e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës njoftojnë se i bashkëngjiten shqetësimeve të gjithë shqiptarëve në Zvicër të cilët ndjehen të kërcënuar nga thirrjet raciste në stadiumin e Saint Gallenit.
Të dy ambasadat u kanë bërë thirrje autoriteteve kompetente zvicerane, Komisionit Federal kundër Racizmit, FIFA-s dhe LICRA-s të marrin masat e duhura që veprime të tilla mos të mbeten pa u ndëshkuar.
Ndërkohë, përveç reagimit me shkrim të shpërndarë sot për mediat, sipas burimeve jozyrtare të Portali Albeu.com, dy ambasadorët Mehmet Elezi i Shqipërisë dhe Naim Malaj i Kosovës kanë zhvilluar dje (e martë) një takim me një përfaqësues të lartë të Departamentit të Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Takimi është zhvilluar në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë dhe me këtë rast dy ambasadorët kanë shprehur shqetësimin e tyre me incidentin e rëndë, duke kërkuar nga institucionet e Zvicrës të merren masat konform ligjit.