Ceremonia ne Londer Kate i thote Po princit William

Dita për monarkinë britanike shënoi kulmin në Abacinë e Westminster ku çifti i ri princi William, i veshur me uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze shkëmbeu betimet martesore me Kate Middleton para 1900 të ftuarve dhe e ndjekur nga rreth 2 miliardë spektatorë në mbarë botën.
Anëtarë të familjeve mbretërore nga e gjithë bota si dhe personalitete të njohura si Elton John apo futbollisti David Beckham ishin prezentë në ceremoninë emocionuese që zgjati 45 minuta.
“Të dua dhe je shumë e bukur”-ishin fjalët e para të princit William, ndërsa nusja Kate, e veshur me një fustan të Aleksandër Mcqueen mbërriti në altar. Rrugët e Londrës ishin mbushur plot e për plot, gati gjysëm milion fansa raportuan mediat britanike.
Princi William është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe. Mijëra policë dhe oficerë sigurie janë vendosur përgjatë rrugës ku kaloi çifti mbretëror ndërsa paraprakisht u raportua për një pako të dyshim të zbuluar në hotelin ku Kate kaloi natën e fundit para martesës.
Për mediat kjo është martesa e shekullit, që do t’i rikthejë prestigjin familjes mbretërore, megjithatë Kate nuk do të jetë princeshë. Nëna mbretërëshe e ka emëruar dukesha e Cambridge vetëm pak orë para mbajtjes së ceremonisë.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e premte , 29 prill 2011 )