OSBE mbeshtet KQZ. Wollfarth OK me vulat rezerve

Pas 90 minutash në selinë presidenciale, kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth i kërkoi komisionerëve që ditën e zgjedhjeve të qendrojnë në qendrën e votimit. Paktika e deritanishme elektorale e largimit me vulën pas një urdhri politik sipas diplomatit gjen një zgjidhje të mirë në masat që ka marrë KQZ.
“Është shumë e rëndësishme që qytetarët të kenë besim te sistemi dhe që ata që presupozohet tu shërbejnë, ditën e zgjedhjeve të qendrojnë aty dhe të bëjnë detyrën. Është e rëndësishme që kur qytetarët të shkojnë në qendrat e votimit të votojnë, këtë ta bëjnë në prani të komisionerëeve. Nuk ka qenë gjithnjë kështu në të kaluarën. Ka pasur raste kur janë larguar, gjë që s’duhet të ndoshë më. Në raste të tilla duhen masa korrigjuese si ato që janë marrë dhe mua më duket një përgatitje me vend” tha Wollfarth.
Sipas njoftimit zyrtar të presidencës, gjatë takimit me shefin e prezencës së OSBE-së, kreu i shtetit ka theksuar domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi sa më të qetë e të qytetëruar në arritje të standardeve të kërkuara.
Standarde që sipas Wollfarth mund të arrihen vetëm nëse ka vullnet politik, por dhe bashkëpunim qytetar: “Në fakt zgjedhjet janë shumë të thjeshta : një votues, një vote”.
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me katër vota vendimin për të prodhuar vula reserve dhe sanksione më të rrepta për komsionerët që largohen nga qendrat gjatë votimit. Akti u kundërshtua nga opozita e cila ka paralajmëruar një tjetër ankimimim në kolegj zgjedhor.
Elona Gjylmi