Dasmat e Windsoreve. Ceremonite evenimente globale

Martesat mbretërore të Windsorëve janë kthyer në evenimente globale të ndjekura nga miliona vetë në mbarë botën e të programuara në çdo detaj me kujdes. Martesë pas martese mblidhen në kryeqytetin britanik turmat me tendenca të ndryshme veshjesh natyrisht, por tradita të njëjta sigurisht.
Siç mirë e dimë e para dasmë mbretërore e gjitha nën lupën e medias në historinë e Britanisë së Madhe e mbase gjithë botës u mbajt më 29 korrik 1981: Protagonistët ishin Charles e Diana, e të ftuarit 3.500. Audienca e planetit në shifra rekord, plot 750 milionë persona.
E gjithçka rezultoi në triumf. Përralla e pasardhësit në fron të Elisabetta II e të vajzës tejet të re Diana Spencer që i pushtoi të gjithë, pavarësisht fundit tragjik e skandaleve të njëpasnjëshme të monarkisë. Nga ajo dasëm kanë kaluar 30 për të mbërritur te një tjetër datë 29 të një tjetër muaji kur William, djali i Charles e Diana, edhe ai pasardhës në fron, betohet për dashuri të përjetshme të fejuarës së tij Kate Middleton, mbretëresha Catherine siç ka filluar ta quajnë britanikët. Të ftuarit janë 1.900, interesi mediatik edhe më i madh kësaj here live dhe në internet.
Dasma e parë e transmetuar direkt nga BBC u ndoq nga 300 million vetë. Atëherë princesha Margaret u matrua me fotografin Antony Armstrong-Jones. Më 20 nëntor 1947 turmat pritën për 19 orë në mes të acarit për të ndjekur hapat në altar të princeshës Elizabeth, nbretëreshës së ardhshme, përkrah princit Philip.
Atëherë mijëra britanike i dërguan mbretëreshës të ardhshme tollonat e tyre për të siguruar copën e fustanit e shërbesa u tranmetua për herë të parë direkt në radio Xhirimi i parë i një martese mbretërore ishte a i Lady Elizabeth Bowes-Lyon, me Princin Albert, Duke i Yorkut, më pas Mbreti George VI. Para tyre, mbretëresha Viktoria ishte ajo që kishte thyer një tjetër mit ndërsa filloi traditën e veshjes me të bardha.
Altari, shërbesa e gjatë, thënia e betimeve ku Kate nuk do të përmendë fjalën bindje shënon një tjetër faqe në një histori të gjatë 1 mijë vjet në abacinë e Westminster. Aty për dekada me rradhë janë martuar Windsorët e aty Henry i 8 të e shpalli vetën, kreun e kishës në shekullin e 16 .
Delina Bitraku