E Diel, 1 Nëntor 2026

Cërrik- Adoleshenti godet me thikë për vdekje 15-vjeçarin në lokal

AMBULANCA2Cërrik- Një 15-vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatari i tij mëngjesin e sotëm në qytetin e Cërrikut.

Policia tha se ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambientëve tëtë shkollës 9-vjeçare, në ambientët e një lokali.

Policia tha se 14-vjeçari me iniciale E.F në gjendje depresioni ka goditur adoleshentin me iniciale N.R, banorë i Cërrikut.

Menjëherë pas ngjarjes është kapur autori i këtij krimi të rëndë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes e po heton për zbardhjen e plotë të dinamikave të saj.

Julian Hoxhaj/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›