Cërrik, Bashkia mbjell 420 pemë dekorative
CERRIK- Mbillen 420 pemë dekorative të llojeve të ndryshme në qytetin e Cërrikut. Rrugët kryesore dhe ato në brendësi të lagjeve të këtij qyteti i janë nënshtruar një projekti që synon gjelbërimin e qytetit.
Sipas sekretarit të bashkisë së Cërrikut, Florenc Doko për mbjelljen e 420 pemeve të reja dekorative nga ana e bashkisë janë shpenzuar 1.2 milion lekë kryesisht për dekorimin e rrugëve "Rinia","Nënë Tereza" etj. Po kështu në kuadër të këtij projekti të bashkisë së Cërrikut janë pyllëzuar pjesërisht me pisha, varrezat publike të qytetit.
Nga ana e pushtetit vendor u është kërkuar të gjithë qytetareve cërrikas, të tregohen të kujdesshëm për ruajtjen e drurëve të rinj dekorative në mënyrë që së afërmi ky qytet ti ketë të gjelbëruara, të gjitha anët e rrugëve të tij.
(e.n/News24/Balkanweb)