Krujë, 2000 banorë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm
Mungesa e ujit të pijshëm, për 2000 banorët në rrethin e Krujës, vazhdon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm për ta. Sigurimi i kësaj nevoje jetike nga këta banorë, bëhet nga puse, të cilët nuk garantojnë një ujë të pastër për konsumim.
KRUJE- Banorët e fshatit Bilaj në rrethin e Krujës, vazhdojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm edhe pse nga nëntoka e këtij fshati uji merret dhe dërgohet në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë. Një pjesë prej tyre konsumojnë ujin e puseve dhe pjesa tjetër zgjidhjen e vetme kanë gjetur duke siguruar këtë nevojë etike duke bërë çdo ditë 6 deri në 7 kilometra rrugë në këmbë.
Çudia vazhdon teksa pranë pompave ekzistuese po bëhen sërish çarje për dërgimin e ujit drejt Vorës. Në çdo fushatë elektorale u janë bërë premtime banorëve të fshatit Bilaj për zgjidhjen e këtij problemi, por realiteti dëshmon se mbi 2000 banorë të këtij fshati vazhdojnë të konsumojnë ujin që nxirret nga pusi, uji i të cilëve nuk ka asnjë garanci për konsumimin e tij. Shpesh banorët, sidomos fëmijët janë prekur nga sëmundje të rënda me origjinë nga konsumimi i ujit nga këto puse. (a.r/news24/balkanweb)