Fier, nis rikonstruksioni i Uzinës së naftës
Përvec pastrimit të ambienteve me shtresa bitumi 40 vjecare, Kompania Armo ka nisur edhe remontet e pajisjeve të vjetra te uzines, duke i zëvendësuar me aparatura moderne. Puna pritet të përfundoje brenda gjashtë mujorit të parë të vitit.
FIER- ARMO nis rikonstruksionin e Uzinës së Naftës në Fier, pas privatizimit të saj.
Përvec pastrimit të ambienteve me shtresa bitumi 40 vjecare, Kompania Armo ka nisur edhe remontet e pajisjeve të vjetra duke i zëvendësuar me aparatura moderne.
Puna ka nisur me ndricimin e uzinës , rikonstruksionin e furrave dhe kaldajave. Një investim tjetër i rëndësishëm që pritet në uzinën e naftës në Fier, është rritja e kapaciteteve të depozitave të naftës bruto nga 600 mijë tonë në 900 mijë tonë.
Rikonstruksioni i plotë pritet të përfundoje brenda gjashtë mujorit të parë të vitit, ndërsa sipas adminsitruesve pritet të investohet edhe për elimiminin e ndotjes nga uzina.
(e.n/News24/Balkanweb)