E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i rrethuar nga qytetarët e revoltuar! Protestuesit nuk i ndalon as shiu: Ju erdhi fundi!

Protesta e sotme e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka arritur sot në ditën e 131-të radhazi.

Ndryshe nga ditët e tjera, të sfiduar edhe nga kushtet e vështira atmosferike, ata vijojnë qëndresën e tyre të palëkundur para ambienteve të Parlamentit.

Në sallën e ligjvënësve është diskutuar për Reformën Territoriale, për të cilën do të mbahet më vonë votimi nga deputetët.

Protestuesit nuk i kanë ndaluar për asnjë moment thirrjet e tyre kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›