Cërrik/ Jepnin vërtetime false për bizneset, prangoset shefi i zjarrfikësve me bashkëpunëtorë

Shefi i zjarrfikësve të qytetit Cërrik, Artjon Taçi, si dhe katër bashkëpunëtorë të tij, janë arrestuar pasi shpërndanin vërtetime false për subjekte biznesi, të cilat kishin detyrime të papaguara në bashki.
Personat e arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dyshohet se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm edhe në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Bashkëpunëtorët Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka janë të gjithë banues të Cërrikut.
Personat e ndaluar
Artjon Taçi, me detyrë, Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, masë sigurimi “Arrest në burg”;
Armand Gjoka banues në Cërrik, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, “Arrest në burg”;
Agiano Dinoshi, banues ne Cërrik, me detyre punonjës i tatim taksave në Bashkinë Cërrik, “Arrest në burg”;
Adnand Xhelili banues në Cërrik, me detyre punonjës i Shërbimit Zjarrfikës ne Bashkinë Cërrik, “Arrest ne burg”;
Alban Shima, banues në Shalës, Cërrik, me detyrë Përgjegjës i OSHEE në Cërrik, “Arrest në burg”;
K.V banues në Cërrik, mase sigurimi “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashte shtetit”.
/rtsh.al/