“Metamorfoza”/ Apeli i GJKKO i lë në burg, avokati i biznemenit Gjoka: Gjykata jashtë standardeve

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metamorfoza” do të vazhdojnë të hetohen duke qëndruar në burg.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të mbajë të pandryshuar masën e arrestit me burg për 6 të arrestuarit, mes tyre ish- shefin e Operacionales, Oltion Bistri, Ish kryeprokurorin e Kukësit -Xhevahir Lita, si edhe biznesmenin Pëllumb Gjoka.
Avokati mbrojtës i biznesmenit, Ylli Manjani tha se do t’i drejtohet gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.
“Për zoti Pëllumb Gjoka si edhe për të tjerët nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga Prokuroria. Asnjëri pre tyre nuk është i pandehur, janë persona në hetim. Standart shumë i ulët i marrjes së përgjegjësisë penale”, tha avokati.
Mbi grupin rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, e deri te korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë .
Apeli i GJKKO nuk e mori këtë të martë vendimin për masat e sigurisë ndaj personave të arrestuar në operacionin “Metamorfoza”, mes tyre Drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, ish-prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.
Pasi dëgjoi kundërshtimet e avokatëve, trupa gjykuese caktoi që vendimin ta japë më 31 gusht. Bëhet fjalë për një seri të gjatë përgjimesh të ku janë zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, kryesisht të ndodhura në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës.
Të arrestuarit shkëmbenin favore apo edhe informacione konfidenciale, duke çuar edhe në eleminimin fizik të kundërshtarëve të bandave rivale.
Seanca zgjati afro për më shumë se tre ore ndërsa nuk munguan debatet mes prokurorëve të SPAK dhe Avokatëve.
Këta të fundit pretenduan se arrestimet janë bërë pa u siguruar provat dhe se zbardhjet e komunikimeve të koduara janë vetëm hamendësime.
Në sajë të këtij operacioni SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste pas zbërthimit të aplikacionit SKY, mes tyre të shpallur në kërkim janë Behar Bajri dhe Ervis Martinaj.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh/