E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Krimi zgjedhor, ndalohet drejtori i zjarrfikësve të Cërrikut

Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka ndaluar të enjten në Cërrik pesë persona, nën akuzën për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krime zgjedhore, njoftojnë disa media.

Arrestimi tyre është bërë pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Mes të arrestuarve është dhe drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut, Artion Taci.

Katër të ndalurit e tjerë janë Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima dhe Armand Gjoka.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga policia.

( Lajmi në përditësim )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›