Cërrik, sherr me thika në lokalin afër shkollës, vritet 15-vjeçari
CËRRIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Cërrik. Një 15- vjeçar ka humbur jetën pas një sherri me një bashkëmoshatar të tijin.
Burime të policisë lokale bëjnë me dije se autori i ngjarjes është 14-vjeçari E. F, i cili ka goditur me thikë 15-vjeçarin N. R duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Po të njejtat burime saktësojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë një shkolle 9-vjeçare. Ndërkaq policia ka shoqëruar në komisarit 14-vjeçarin e dyshuar si autor, për të cilin thuhet se ndodhej në një gjendje depresive.
Pritet që me marrjen e tij në pyetje, të zbardhen edhe detaje të tjera nga ngjarja e rëndë.
(ma.ar/BalkanWeb)