E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori i ri i SHBA:Shqipëria e mbërthyernga politika e rivalitetit

SHBA- “Shqipëria është një histori suksesi, por ka ende shumë punë për të bërë”. Kështu ka deklaruar ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë seancës së konfirmimit në senatin amerikanë. Gajtë fjalës së tij të transmetuar nga VOA, Arvizu i bëri thirrje politikanëve shqiptarë të shikojnë më tepër interesat e vendit, sesa rivalitetet mes tyre dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv.

Ai i bëri thirrje Shqipërisë të tregojë respekt për sundimin e ligjit dhe për institucionet e pavarura. Korrupsioni, sipas tij vazhdon të jetë i lartë. “Herë pas here duket sikur klasa politike është më e interesuar për rivalitetet brenda saj, sesa për mirëqënien e vendit dhe të qytetarëve të zakonshëm. Për një periudhë të shkurtër përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009”, - tha zoti Arvizu,- “u bënë bëmë dëshmitarë të një fryme bashkëpunimi mes partive, por që nuk zgjati shumë. Vëzhguesit objektivë ndërkombëtar i vlerësuan ato zgjedhje si të tilla që përgjithsisht pasqyronin vullnetin e popullit shqiptar. Për fat të keq Shqipëria mbetet e mbërthyer në trashëgiminë e politikës ku ka vetëm të fituar apo të humbur dhe ku ka një mosbesim të thellë mes shumicës dhe opozitës”. Ai i bëri thirrje të dyja palëve që të angazhohen në një dialog konstruktiv.

Arvizu i emëruar si ambasador në Shqipëri muajin e kaluar tha në seancë se Shqipëria është një kontribuese në sigurinë globale dhe një aleate e besueshme e SHBA-ve dhe se ndryshimet dhe reformat e bëra bënë që vendi të meritonte anëtarësimin në NATO. Sipas tij Shqipëria është një mbështetëse e fuqishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe një përkrahëse e politikës së SHBA-ve, për të shtuar numrin e vendeve që njohin Kosovën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›