E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikata e lindjes e Obamës është e falsifikuar

Share

Certifikata e lindjes e presidentit amerikan, Barak Obama, mund të jetë një falsifikim. Kështu pretendon një sherif i Arizonas, i shumëdebatuar si personazh.

Sipas BBC-së, Joe Arpaio i kontesë Maricopa- që e përshkruan veten si sherifi më i fortë i Amerikës- zbuloi rezultatet e një testi për origjinën e dokumentit.

Hetuesit e tij kanë zbuluar se certifikata mund të jetë e falsifikuar.

Arpaio, i njohur për qëndrimin e tij të ashpër ndaj emigracionit, po hetohet në lidhje me dyshimet për qëndrim racist. Departamenti amerikan i Drejtësisë dyshon se zyra e tij diskriminon rregullisht latinët.

Shtëpia e Bardhë e publikoi certifikatën e plotë të lindjes së Obamës në prill pas spekulimeve se ai nuk është qytetar i lindur në SHBA. Nëse kjo do kishte qenë e vërtetë, Obama nuk do ishte në gjendje të mbante postin e presidentit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›