73 vjeç, por me katër të dashura
Share
Ted Turner, themeluesi i CNN, njëkohësisht miliarder, është 73 vjeç, por kjo nuk e pengon që të ketë katër të dashura njëkohësisht. 73-vjeçari u shkurorëzua 10 vjet më parë nga aktorja Jane Fonda, ndërsa prej asaj është bërë i njohur për lidhjet e shumta me femra, përkundër moshës së madhe. Ai thotë se u kushton nga një javë në muaj secilës prej të dashurave të tij, të cilat janë në dijeni për lidhjet e njëkohshme të Turner.