E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një serial brenda serialit Shtëpiake të Dëshpëruara

Share

Ish- aktorja e serialit Shtëpiake të Dëshpëruara, Nicollete Sheridan, ka dalë përpara gjykatës pasi ka paditur krijuesin e këtij seriali se e ka goditur.

Sipas BBC, aktorja pretendon se edhe personazhi që luante, Edie Britt, u vra në një nga pjesët për shkak se ajo ishte ankuar për sjelljen e Marc Cherry, që ka krijuar serialin shumë të suksesshëm.

Avokatët e krijuesit të serialit thonë se ishte një goditje e lehtë vetëm sa për ta orientuar ku do shkonte.

Sheridan kërkon 6 milion dollarë dëmshpërblim.

Aktorja 48 vjeçare thotë se ajo kërkonte që të mbetej në tekstin e saj një thënie, por zoti Cherry u përgjigj se ajo ishte pjesë e një kënge të Beatles dhe për këtë do duhej të paguheshin të drejtat e autorit. Gjatë diskutimit, aktorja tha se Cherry i bërtiti: Kjo është ajo që do, dhe e goditi me pëllëmbë.

Personazhi që ajo luante u vra në sezonin e pestë. Sheridan fitonte 175 mijë dollarë për episod.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›