E Enjte, 5 Nëntor 2026

Certifikatë mirënjohjeje për Granoff, Hoxha: AADF, kontribut në krijimin e “Aleat” të dokumenteve biometrike

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff.

Hoxha u shpreh se, në fokus të takimit ishte bashkëpunimi dhe kontributi i Fondacionit për krijimin e “Aleat”, që prodhoi dokumentet biometrikë të identitetit për shtetasit shqiptarë.

“Pas bisedës miqësore i dorëzova  Granoff Certifikatën e Mirënjohjes për kontributin që ky Fondacion ka dhënë për krijimin dhe zhvillimin e “Aleat”, tashmë kompania shtetërore “IdentiTek”, e cila prodhon dokumentet biometrikë të identitetit për shtetasit shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit”, tha ministri Hoxha.

1 nga 3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›