E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikohen 750 mësimdhënës

Ministria e Arsimit ka certifikuar 750 mësimdhënës në programin për aftësimin dhe licencimin e mësimdhënësve në shfrytëzimin e teknologjisë informative ECDL.

Trajnimi, i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit, rreth 340 euro për një mësimdhënës.

Regjistrimi i pesë mijë mësimdhënësve për aftësimin e tyre në shfrytëzimin e teknologjisë informative është bërë në nëntor të vitit 2009, në programin e arsimit të mësimdhënësve në fushën e teknologjisë informative, ndërkaq prej tyre sot janë certifikuar 750 sish.

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka përgëzuar mësimdhënësit e certifikuar, duke thënë se teknologjia informative ndihmon një zhvillim më të mirë ekonomik të vendit.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ambasadori William Walker , i cili ka thënë se gjatë kohës kur e ka ndihmuar Kosovën, fusha të cilës ai i ka kushtuar një rëndësi të veçantë ka qenë ajo e arsimit.

Chris Hall, president i Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), ka thënë se falë teknologjisë informative, sot është më e lehtë të gjenden tema për aktivitete të ndryshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›