Cervenkovski: Gruevski e Ahmeti luajnë teatër

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cervenkovski ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeveritar, Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti po bëjnë teatër.
Sipas tij, të gjitha konfliktet mes tyre janë të sajuara për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet reale që ka Maqedonia.
“Nuk besoj se midis kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti ka krizë serioze. Ata luajnë teatër. Ata kanë vazhdimisht qëndrime kontradiktore, por nga ana tjetër bien shumë mirë dakord për tenderat dhe shpenzimet publike”, ka pohuar Cervenkovski.