Turqia kthen ambasadorin në SHBA
Turqia deklaroi sot se do të rikthejë ambasadorin e saj në Uashington, një muaj pasi ai u kthye në atdhe në shenjë proteste ndaj faktit që një komision në Kongresin amerikan e konsideroi gjenocid masakrën e Luftës I Botërore të bërë ndaj armenëve në Turqi.
Kryeministri turk, Tayyip Erdogan konfirmoi gjithashtu se do të ishte i pranishëm në një samit ndërkombëtar bërthamor që do të organizohet nga presidenti amerikan, Barack Obama në Uashington në datat 12-13 prill.
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan ka miratuar një rezolutë me karakter joligjor më 4 mars ku i bëhej thirrje presidentit Obama t´i referohej me termin gjenocid vrasjes së mbi 1.5 milion armenëve kristianë, fakt që shkaktoi tërheqjen e menjëhershme të përfaqësuesit të Turqisë në vend.
Turqia pranon se janë vrarë shumë armenë, por e hedh poshtë fjalën "gjenocid", duke thënë se bilanci i të vdekurve është fryrë, dhe se shumë turq gjithashtu janë vrarë gjatë luftës dhe trazirave civile.