Cervenkovski: Gruevski te njohe Kosoven

“Ne kemi nje qendrim te ndryshem me kryeministrin Nikolla Gruevski por kjo eshte ceshtje e brendshme dhe une nuk mund te kap shume sqarime”, u shpreh Cervenkosvki.
Kreu i shtetit gjate vizites ne Bruksel i ka bere thirrje kryeministrit qe te vendose shpejt edhe per njohjen e pavaresise se Kosoves.
“Ka perfunduar koha e analizave dhe reflektimeve dhe pres qe kryeministri te mbaje qendrimin e tij per njohjen e Kosoves”, u shpreh Cervenkovski.
Rehn: Integrimi i Maqedonise, varet nga progresi
Eurokomisioneri për zgjerimin ne Bashkimin Evropian, Oli Rehn, deklaroi se Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së kanë qëllim të përbashkët për integrimin e Maqedonisë dhe anëtarësimin e saj në BE.
"Integrimi i Maqedonise, varet nga përparimi që duhet bërë në implementimin e kritereve politike, të cilat kërkojnë institucione te sigurta dhe garantojnë demokraci dhe sundim të së drejtës", u shpreh Rehn, ne nje takim me presidentin Branko Cervenkovski.
Eurokomisioneri Ren nënvizoi se dialogu politik është një element i rëndësishëm për funksionimin e mirë të demokracisë dhe se është e nevojshme që të gjitha masat të plotësohen për zgjedhjet e ardhshme, që ato të jenë të lira dhe korrekte dhe t`i përgjigjen standarteve ndërkombëtare.