E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uisner: Njohja e deritanishme, e kenaqshme

Ambasadori amerikan Frank Uisner e ka vleresuar si te kenaqshem procesin e deritanishem te njohjes se pavaresise se Kosoves.

“Numri i vendeve qe kane njohur Kosoven deri tani eshte i kenaqshem. Ne vleresojme se kontaktet e Prishtines me vendet e tjera te botes duhet te vazhdojne, ne menyre qe Kosova te njihet edhe me tej”, ka pohuar Uizner.

Me tej diplomati amerikan u ka bere thirrje institucioneve kosovare qe te perqendrohen tek zhvillimi ekonomik, ne menyre qe te krijohet nje shoqeri prosperuese dhe institucionet te behen me te qendrueshme.

“Institucionet kosovare duhet te krijojne nje ambjent te pershtatshem per investime, me qellim zhvillimin ekonomik te vendit”, ka shtuar Uisner.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›