E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, kunder opsionit per ndarjen e Kosoves

BE eshte kunder cdo opsioni per ndarjen e Kosoves. Keshtu ka deklaruar Kristina Galak, zedhenese e shefit te Politikes se Jashtme ne BE, Havier Solana.

“BE nuk e ka perkrahur dhe nuk e perkrah idene e ndarjes se Kosoves. Zyrtaret serbe asnjehere nuk e kane ngritur kete ceshtje ne diskutim me BE-ne”, ka pohuar Galak ne nje interviste per BBC.

Lidhur me nismen serbe per ta cuar ceshtjen e pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, ajo ka theksuar se u takon vendeve anetare te vendosin per qendrimin e tyre.

Ndersa lidhur me misionin EULEX, ajo ka rikonfirmuar qendrimin e BE per shtrirjen e tij ne te gjithe territorin e Kosoves. “Ne Kosove kane mberritur disa qindra anetare te ketij misioni dhe qindra te tjere do te mberrijne ne javet ne vazhdim. Objektivi dhe pergjegjesia e EULEX eshte qe te shtrihet ne gjithe territorin e Kosoves, pavaresisht kundershtimeve te Beogradit”, ka shtuar Galak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›