E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR ben bilancin: Situata ne Kosove e qete

Per KFOR-in, situata ne Kosove eshte e qete. Ne perfundim te nje viti te mbushur plot me ngjarje te medha, drejtuesit e misionit paqeruajtes kane bere bilancin e punes se tyre.

“Vetem kete vit jane gritur 41 mije pika kontrolli, jane kontrolluar 580 mije makina dhe jane kryer 1 mije operacione”, ka saktesuar ne nje konference per shtyp zedhenesi i KFOR-it Adriano Graziani.

Sa i perket bashkepunimit me qeverine e Beogradit, per kreret e KFOR ai eshte vetem profesional, pasi roli i ushtarakut ua ndalon marrjen me politike.

“Per kete mund te them se ne nuk jemi politikane. Ne jemi ushtarake dhe bashkepunojme vetem ne nivel profesional”, ka shtuar Graziani.

Aktualisht ne Kosove ndodhen 4500 trupa paqeruajtese, ato patrullojne vazhdimisht territorin me helikopter, nderkohe qe kane kryer edhe 200 mije kontrolle tokesore. Kontrollit te tyre u jane nenshtruar edhe 1 milion qytetare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›