E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikileaks publikon materiale tronditese dhe per Vatikanin

Uashington 11 dhjetor NOA - Vatikani i ndaloi perfaqesuesit e tij qe te deshmonin para komisionit te ngritur ne Irlande per akuzat e abuzimeve seksuale te adresuara ndaj disa eksponenteve te klerit katolik ne kete vend.

Keshtu citojne dokumentat e publikuara nga faqja e internetit Wikileaks te cilat shfaqin leterkembime mes diplomateve amerikane dhe atyre irlandeze ku permendet Selia e Shenjte.

Ka qene gazeta britanike The Guardian e cila ka publikuar gjithashtu edhe disa leterkembime sekrete mes diplomateve amerikane ne Vatikan dhe Departamentit te Shtetit ne Uashington te cilat citojne mjaft te dhena sekrete per Vatikanin.

Ambasadori britanik ne Seline e Shenjte ka shprehur shqetesimin se qasja e Benediktit te XVI ndaj Kishes Anglikane dhe ftesa e tij per te gjithe anglikanet per tu rikthyer tek katolicizmi eshte nje deklarate provokuese e cila mund te ngjalle diskriminim dhe dhune ndaj katolikeve ne Britanine e Madhe citon The Guardian nje raport te diplomateve amerikane.

Nder te tjera ky dokument tregon sesi kardinali Josef Ratzinger mbetet skeptik per anetaresimin e Turqise ne Bashkimin Evropian duke u diferencuar nga pozicioni asnjanes qe Selia e Shenjte mban zyrtarisht per kete ceshtje.
n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›