Cervenkovski: Raportet ndëretnike janë tensionuar nga partia e Gruevskit
Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni janë tensionuar nga partitë politike në pushtet e në veçanti nga partia e Gruevskit. Kështu deklaroi lideri i opozitës Branko Crvenkovski sipas të cilit dëshmi për prishjen e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, janë projektet monoetnike që po realizon Qeveria e VMRO-DPMNE-së. "Marrëdhëniet ndëretnike janë përkeqësuar. Tensionet janë rritur, mosbesimi është rritur. Për të parë këtë nuk duhet të shkojmë shumë larg, por vetëm duhet të shkojmë në ambientet e Qeverisë dhe të shohim se si funksionon koalicioni qeveritar mes VMRO-DMPNE-së dhe BDI-së, ku mund të shohim se tensionet ekzistojnë", ka thënë Cervenkovski. Maqedonia ka shumë probleme, por problemi më i madh pa zgjidhjen e të cilit nuk mund të zgjidhen problemet tjera quhet Qeveria e Nikolla Gruevski. ky problem duhet të zgjidhet dhe kjo Qeveri duhet të largohegt", deklaroi kreu i LSDM-së. Duke folur rreth takimit Gruevski-Papandreu, Crvenkovski tha se nuk pret diçka konkrete nga ky takim. Sipas tij Qeveria është shumë pasive në zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqinë. Cërvenkovski, tha se nga partia në pushtet ende nuk i ka pranuar me shkrim propozimet për ndryshimet kushtetuese në gjyqësi dhe me këtë Crvenkovski dyshon se as vet VMRO-DPMNE-ja, këto propozime nuk i ka të shkruara në letër.