E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, partia e Sarkozy humb zgjedhjet lokale


Në zgjedhjet lokale në Francë kampi i qeverisë së Presidentit Nikolas Sarkozy ka pësuar një humbje të rëndë. Aleanca opozitare e përbërë nga socialistët, ekologjistët dhe të majtët, pas numërimit të gati të gjitha votave të raundit të dytë që u zhvillua të dielën, ka fituar në gjithë vendin rreth 54 për qind të votave. Në të gjitha rajonet, përveçse në Elsass, aleanca e majtë ka dale në rezultate si forcë më e fuqishme. Partia e Sarkozys UMP, ka fituar vetëm rreth 35 për qind të votave. Fronti nacionalist ekstremist i djathtë fitoi 10 për qind të votave. Pjesëmarrja në votime ishte gati 50 për qind, pak më e lartë se në raundin e parë që u zhvillua para një jave. Sarkozy deklaroi se ai do të vazhdojë politikën e tij të reformave, pavarësisht humbjes në zgjedhje. Ashtu edhe sië ishte parashikuar, të majtët francezë fituan më shumë zona në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, duke i dhënë Presidentit konservator Nicolas Sarkozy një goditje të rëndë. Edhe në raundin e parë, Aleanca e Sarkozysë, UMP, arriti një rezultat nga më të dobëtit prej dekadash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›