E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cesar: Roma më e fortë me Adrianon

Adriano është shumë pranë transferimit te Roma, ndërsa për rrezikun që e pret Interin ka filluar të brengoset portieri Julio Cesar, që pranon se Roma do të jetë më e fuqishme nëse e transferon brazilianin.

"Adriano është një njeri i veçantë dhe një lojtar që mund ta bëjë diferencën. Roma definitivisht do të jetë më e fortë sezonin e ardhshëm me Adrianon në vijën e sulmit", theksoi Cesar për TMW.

Më pas portieri brazilian komentoi dhe për të ardhmen e pankinës së Interit, pas largimit të Jose Mourinhos.

"Epoka post-Mourinjo nuk mund të mohohet. Na nevojitet një karakter i rëndësishëm, një fitues. Dikush si Fabio Capello do të ishte një plotësim i kërkesave", përfundoi Cesar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›