Rinovimi i kombetares, me 2 qershor nis "testi i te rinjve"
Aranit Muraci
Trajneri Kuzhe deklaroi se misioni i kuqezinjve ndaj Andorres, pas fitores se bujshme me Malin e Zi, do te jete testi i te rinjve. Ne kampin kuqezi, fitorja ne Podgorice me gol te Salihit ka sjelle nje atmosfere teper pozitive. Futbolliste te ekipit tone kombetar jane ne pritje te ndeshjes se dyte, me Andorren qe do te luhet me 2 qershor, ne Tirane. Pas deklarates se trajnerit Josip Kuzhe, edhe futbollistet me eksperience theksojne se do te jene te rinjte ata qe do te testohen ne kete ndeshje. Ervin Skela, kapiteni i kombetares se Kuzhe, i cili doli nga loja vetem pak minuta pas fillimit te pjeses se pare, per shkak te nje demtimi te pesuar ne Podgorice shprehet i bindur se te rinjte e afruar do te tregojne para publikut se jane te afte te mbrojne me dinjitet ngjyrat kuqezi. - "Miqesorja me Andorren mendoj se eshte nje prove e rendesishme per te rinjte e grumbulluar, nevoje per praktike, per te marre eksperience, pasi ata do te jene e ardhmja e kombetares se Shqiperise," - theksoi Ervin Skela. - "Per kete arsye ky takim do te kete nje rendesi te madhe per te ardhmen e ekipit tone kombetar. Lojtaret e rinj te skuadres sone duket se po e presin me padurim kete ndeshje, ndaj do te vleje si per ekipin tone kombetar, ashtu edhe te gjithe lojtaret e rinj te ekipit." Skela flet edhe ne lidhje me ekipin kundershtar. - "Ata kane ndryshime, krahasuar me miqesoren e kaluar, ndaj Malit te Zi. Shkalla e veshtiresise eshte me e ulet, por ne duhet te fitojme edhe per tifozet tane. Andorra eshte nje kundershtar i ngjashem edhe me ekipin e Luksemburgut." Trajneri Josip Kuzhe do te kombinoje ne reparte dhe role te ndryshme pothuajse te gjithe kontingjentin e lojtareve qe ka grumbulluar rreth dy jave me pare.