E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaspart: çdo të keqe Mourinjos

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, nuk është aspak i kën të shohë Jose Mourinjon të drejtojë rivalin e përbetuar të Barcës, Real Madrid.

"Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Mourinjon dhe e respektoj atë, por nuk më pëlqen që ai shkoi te Real Madridi dhe si rezultat nuk i dëshiroj suksese atje. Shpresoj se do t'i dërgojë ata në Segunda Division (kategorinë e dytë spanjolle)".

"Unë e njoh atë, por shpresoj se ai do të dështojë dhe të ketë shumë probleme në Madrid", deklaroi Gaspart për Ona FM.

Mourinjo punoi te Barca gjatë kohës kur Gaspart ishte në krye të Blaugranëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›