E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Çështja Haaland: shifrat e transferimeve, ja kush fitoi më shumë

Ishte 10 tetori 2022 kur Manchester City zyrtarizoi blerjen e një prej talenteve më të kërkuar të Evropës: Erling Haaland. Talenti norvegjez, pas një super sezoni te Borussia Dortmund, bëhet objekt i dëshirës së klubeve më të mëdha në botë, por qytetarët janë më të shpejtët për ta rrëmbyer dhe edhe sot sfondi i transferimit të tij vazhdon të bëjë bujë.

Gazeta Times raportoi se posedon dokumentet zyrtare të operacionit City-Haaland. Mediat angleze thanë se klubi i Mançesterit ka paguar më pak se sa pritej, klauzola 75 milionë, por në vend të kësaj ka paguar “vetëm” 60 milionë në arkat e Dortmundit.

Shpenzimeve të transferimit mes klubeve iu shtuan edhe ato të avokatisë, duke qenë se 40 milionë të tjera përfunduan në xhepat e shoqëruesit të qendërsulmuesit norvegjez, të cilat më pas u ndanë mes agjencisë Sapiens AS, që i përkiste babait të Haaland, Alfie dhe pjesa tjetër në agjencitë One Sarl dhe Tatica Sarl të udhëhequra nga Rafaela Pimenta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›