Liverpool, Klopp: Shkarkimi? Nuk më shqetëson

Traineri i Liverpool-it, Juergen Klopp, tha se nuk është i shqetësuar për një shkarkim të mundshëm për shkak të paraqitjes së dobët të Reds, duke folur në prag të ndeshjes kundër Chelsea, ku Graham Potter, i trembëdhjeti, sapo humbi stolin e trajnerit në Premier. “Unë jam i vetëdijshëm që jam ende këtu për shkak të asaj që kemi bërë në të kaluarën dhe jo për shkak të asaj që po bëjmë këtë vit – shpjegoi gjermani -. Nëse do të ishte sezoni im i parë do të ishte pak më ndryshe”.
“Unë nuk mendoj se Potter ishte i shqetësuar dhe as nuk mendoj se ka diçka për t’u shqetësuar”, tha trajnerii që mbërriti te Liverpool në 2015. “Unë jam këtu për të arritur objektivat, e di mirë, nuk mendoj për asgjë tjetër. Ne duhet t’i zgjidhim gjërat dhe nuk mund të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë, jo gjithmonë për fat, por duhet të ndryshojmë qasjen tonë”, përfundoi ai.